Hoti: Nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar, por për t’i kryer obligimet

E publikuar: 23/09/2020 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër se në dy seancat e fundit koalicioni qeverisës nuk ka arritur të kalojë me shumicë të thjeshtë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti e ka mohuar se nuk kanë votat e mjaftueshme për të shtyrë përpara këtë stimulim financiar për qytetarët.

I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Hoti e arsyetoi me infektimin me COVID-19 të disa deputetëve të shumicës.

Ndërkaq, i pyetur po ashtu nga KosovaPress se a mund ta presë fatin e njëjtë sikur dy kryeministrat paraprakë pas përplasjeve me presidentin Hashim Thaçi, Hoti tha se “nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar me askënd brenda institucioneve, por jam për t’i kryer obligimet”.

Ai këto komente i bëri pas një takimi me odat ekonomike.