Hoti: Nuk dua dhe nuk kam mandat të negocioj për shkëmbimin e territoreve (VIDEO)

E publikuar: 10/06/2020 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se në dialogun me Serbinë, integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

Hoti në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që për një gjë të tillë, nuk ka as mandat.

“Nuk dialogojmë për integritetin territorial të vendit. Nuk kam mandat për të dialoguar për një çështje të tillë. As nuk dua, as nuk e përkrah dhe as nuk kam mandat që të dialogoj një marrëveshje për cenim të integritetit territorial të Kosovës dhe korrigjim të kufijve”, është shprehur Hoti.

Kryeministri Hoti gjithashtu ka theksuar se do të themelohet forumi me liderët politikë, të të gjitha partive politike, ndërsa brenda zyrës së kryeministrit do të formohet Këshilli i ekspertëve.

“Do të kërkoj nga Kuvendi të themelojë komision parlamentar për dialog të cilin duhet ta udhëheqë opozita”, ka thënë ai.