Hoti: Nga viti i ardhshëm do të bëjmë zgjidhje për sigurimin shëndetësor dhe pensionimin e parakohshëm të policisë

E publikuar: 17/09/2020 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se të gjithë policëve të Kosovës që do të angazhohen të punojnë nga 12 orë nga tetori ose nëntori do t’u paguhet një shujtë e ushqimit.

Përveç kësaj Hoti ka thënë se nga viti i ardhshëm do të bëhet zgjidhje edhe sa i përket sigurimit shëndetësor të policisë dhe pensionimin e parakohshëm, njofton Klan Kosova.

“Me Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë kemi takuar sindikatën e policisë dhe kemi evidentuar orët shtesë që nuk janë paguar edhe më herët dhe shtesën e rrezikshmërisë”, ka thënë Hoti.