Hoti nënshkruan memorandum me Universitetin e Ferizajt

05.03.2019 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti nënshkruan memorandum me Universitetin e Ferizajt

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt, Agron Bajraktari. Marrëveshja u nënshkrua me qëllim të përfshirjes së studentëve në Programin Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti shpalosi Programin Nacional për Rininë dhe tha se pret angazhimin e studentëve jo vetëm në garën në mes vete, por edhe në monitorimin e procesit të garës nëpër nivelet tjera.

“Programi Nacional për Rininë është i hartuar ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët. Ata do të jenë pjesë e programit në forma të ndryshme qoftë duke qenë vet pjesë e garës, qoftë duke monitoruar procesin e saj nëpër nivele të ndryshme. Unë besoj që studentët janë pjesa më e mirë e shoqërisë sonë, andaj sot jam i lumtur që po bashkëpunojmë për të mirën e tyre”, tha Hoti.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Koordiantori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku, e cila  theksoi mbëshetjeten e ministrisë që jo përfaqëson për Programin Nacional për Rininë.

Ndërsa, Rektori Bajraktaraj tha se e mirëpret Programin Nacional për Rininë dhe se do ta mbështesë realizimin e tij. “Është një program shumë i nevojshëm sepse gara dhe konkurrenca në mesin e të rinjve është e domosdoshme. Ne do t’i inkurajojmë studentët tanë të jenë pjesë e garës dhe të ndihmojnë në realizimin e programit në forma të ndryshme. Jemi të gatshëm çdoherë për bashkëpunim me ju sepse e mbështesim plotësisht programin”, tha Bajraktaraj.

Koordinatori Hoti vizitoi edhe hapësirat e universitetit ku zë vend kreativiteti i studentëve dhe pjesa praktike e asaj që mësohet në ligjërata.

Marrëveshja e bashkëpunimit përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit. ​​/Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

“Shqipëria dhe Kosova në një shtet”, deklarata e presidentit Hashim Thaçi nga Kruma

“Shqipëria dhe Kosova në një shtet”, deklarata e presidentit Hashim Thaçi nga Kruma

I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektor

I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektor

Protestë paqësore e opozitës. Basha falenderon ndërkombëtarët: Kërkuan zgjedhje jo pa opozitën

Protestë paqësore e opozitës. Basha falenderon ndërkombëtarët: Kërkuan zgjedhje jo pa opozitën

Opozita në Shqipëri proteston dhe refuzon dialogun

Opozita në Shqipëri proteston dhe refuzon dialogun