Hoti në Bruksel

E publikuar: 22/06/2020 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 25 qershor në Bruksel do të takohet Kryeministri Avdullah Hoti me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister. /infosot/

Kryeministri Hoti më një postim në facebook ka bërë te ditur së cfarë do të bisedojnë më 25 qershor në Bruksel.

“Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë”.

Mes tjerash Hoti ka thënë se nga Brukseli do të udhëton për Washington, ku më 27 qershor nisim dialogun për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë./INFOSOT/

Postimi i plotë:

Si Kryeministër i Kosovës, më 25 qershor në Bruksel takohem me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister.

Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë.

Nga Brukseli do të udhëtoj për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nisim dialogun për njohje reciproke, fillimisht me një agjendë të fuqishme të zhvillimit ekonomik.