Hoti, Mustafa, Veseli e Ahmeti shprehin ngushëllime për vdekjen e nënës së Edi Ramës

E publikuar: 01/08/2020 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramen për vdekjen e nënës së tij. Shefi i ekzekutivit në emër të qeverisë ka shprehur ngushëllime për gjithë familjarët, duke uruar kujtim të përjetshëm të saj.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar ai.

Për vdekjen e Anetës, ka ngushëlluar edhe kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli.

“Ngushëllimet më të thella Kryeminstrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij”, ka thënë ai.

Me rastin e vdekjes së nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka dërguar një telegram ngushëllimi. Mustafa ka thënë se humbja e nënës është një moment shumë i rëndë.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë!

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në këtë telegram ngushëllimi.

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti tha se bashkëndjen me dhimbjen e kryeministrit Edi Rma dhe familjes së tij.

“Nëna është drita e shtëpisë” thotë gurra jonë popullore.

E vështirë për ta përballuar është humbja e nënës, sot bashkëndjej dhimbjen e Edit dhe të familjës për nënën, gjyshen e tyre, Aneta Rama. Ngushëllime më të afërmve, familjes, miqve e dashamirëve, u prehtë në paqë”, ka shkruar ai në rrjetin social facebook.