Hoti mohon të kenë diskutuar për kandidaturën e Abdixhikut për të parin e Prishtinës

E publikuar: 09/12/2020 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mohuar që subjekti, ta ketë diskutuar çështjen e kandidimit të Lumir Abdixhikut, për Kryetar të Prishtinës.

E gjithë kjo pasi në media qarkulluan raportime se Abdixhiku, potencialisht mund të jetë i përzgjedhuri i LDK-së, në garën e ardhshme për të parin e Prishtinës.

”Nuk kemi biseduar, nuk jemi në atë pikë”, është shprehur Hoti.

Tutje ai ka thënë se arsye për të këtë qëndron agjenda e tyre e ngarkuar.

”Nuk kemi kohë për të diskutuar atë çështje”, ka pohuar ai, njofton Klan Kosova.

Ditë më parë Asamblistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, kanë shpërndarë fotografi me Lumir Abixhikun, i cili është ndër emrat kryesor të përmendur për kandidat për të marrë mandatin e të parit të kryeqytetit.