Hoti: Mirëpres vendimin e Kushtetueses, Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021

E publikuar: 22/12/2020 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se do ta respektojë një vendim të tillë pa asnjë diskutim.

“Jeni në dijeni që vendimi i Gjykatës është bërë publik, e pranoj këtë vendim dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se i vie mirë që Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi dhe qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Hoti ka thënë se tash mbetet vetëm caktimi i datës së zgjedhjeve brenda afatit të caktuar.

Ai kërkoi që Kuvendi mos të shpërndahet pa u miratuar buxheti i vitit 2021.