Hoti: Mbi një miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike nga Qeveria e re

E publikuar: 14/05/2020 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se me t’u votuar Qeveria e re do të mobilizohen mbi një miliard euro për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë. Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar”, është shprehur Hoti përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës”.