Hoti: Marrëveshjet e Mynihut, në interes të Kosovës

21.02.2020 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti: Marrëveshjet e Mynihut, në interes të Kosovës

Marrëveshjet e nënshkruara për hekurudha dhe autostrada në mes Kosovës dhe Serbisë në Mynih të Gjermanisë, janë në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit dhe në funksion të lëvizjes së lirë dhe rrugës integruese drejt Bashkimit Evropian, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka sqaruar pozicionin e saj në raport me këto marrëveshje të nënshkruara në Mynih më 14 shkurt, pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se ai mbante rezerva për faktin se nuk ishte fare i përfshirë në bisedime dhe procesin e nënshkrimit, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Klan Kosova.

Të dy këto marrëveshje, si edhe ajo për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, janë shkruar pas ndërmjetësimit të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se “letrat e qëllimit apo interesit” për lidhjet infrastrukturore që duhet të ndërtojë Kosova deri në pikë-kalimin kufitar me Serbinë, të nënshkruara në Mynih, janë në interesin e Kosovës dhe janë mbështetur nga SHBA-ja.

“Si partner qeverisës, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë që i takojnë qeverisë lidhur me procesin e dialogut”, tha ai.

Përveç marrëveshjeve për hekurudha e autostrada, më 20 janar në Berlin, Prishtina dhe Beogradi, po nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, kanë nënshkruar marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë- Beograd.

Përmes këtyre letrave të shprehjes së interesit për autostrada dhe hekurudha, të dy shtetet, Kosova dhe Serbia, kanë shprehur gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile e vlerësojnë nënshkrimin e këtyre letrave të interesit, por ata kanë vërejtje për faktin se mungon transparenca dhe se ende nuk është e qartë përmbajtja e as mënyra e zbatimit të tyre.

Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha për Radion Evropa e Lirë, se ky është hapi i parë që tregon gatishmëri të palëve për bashkëpunim, por ajo kërkon që të ketë transparencë se çfarë në fakt përmbajnë marrëveshjet.

“Mbi të gjitha duhet të jetë e qartë se çfarë është duke u synuar të arrihet në këtë proces, pasi pozicioni i të dyja palëve mbetet i njëjtë. Serbia nuk ka hequr dorë nga qasja e saj agresive, jo konstruktive në arenën ndërkombëtare kundër shtetit të Kosovës. Nga ana tjetër, Kosova mbetet në të njëjtin pozicion. Ne e shohim Serbinë që mundohet në çdo mënyrë të na bëjë shtet jofunksional, qoftë brenda dhe jashtë Kosovës”, tha Krasniqi.

Këto letra të interesit janë nënshkruar nga të dyja palët, pas përpjekjeve të dërguarit të Shtëpisë se Bardhë për dialogun ambasadori Richard Grenell, i cili është i angazhuar për normalizimin e raporteve në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, thotë se roli i shtuar i SHBA-së në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë, është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm për të përmbyllur këtë proces sa më parë.

“Është në interesin e Kosovës dhe gjithë rajonit të normalizojmë marrëdhëniet dhe të lëvizim së bashku drejt BE-së”, është shprehur Hoti.

“Qeveria e Kosovës do të jetë partner i besueshëm i SHBA-së dhe BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke me fqinjin tonë verior”, theksoi zëvendëskryeministri kosovar.

Edhe Jeta Krasniqi thekson se normalizimi i raporteve mund të realizohet përmes dialogut në mes dy shteteve. Por, sipas saj, duhet pasur parasysh edhe faktin që dialogu po zhvillohet që nga viti 2011, kurse zbatimi i marrëveshjeve ka ngecur.

“Ne duhet ta kemi të qartë se çka po synojmë të arrijmë me këtë dialog. Kosova ka dialoguar me Serbinë që nga viti 2011 dhe shohim se edhe në vitin 2020 nuk është që është arritur të normalizohen raportet në mes dy shteteve. Normalisht një pjesë e madhe e marrëveshjeve kanë pasur efekte pozitive, por në esencë kemi Serbinë që ende vazhdon të kundërshton Kosovën si shtet qoftë brenda qoftë në arenën ndërkombëtare”, thekson Krasniqi.

Bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit u ndërprenë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka thënë se taksën do ta zëvendësojë me masën e reciprocitetit. Por, vendosja e reciprocitetit nuk ka gjetur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që ta heqë taksën, pa vendosur reciprocitetin. Ndërkaq Beogradit i ka kërkuar që të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës dhe sidomos fushatën e çnjohjeve të shtetit të Kosovës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lajmi i fundit: 19 raste të reja me Covid-19, janë testuar 259 persona

Lajmi i fundit: 19 raste të reja me Covid-19, janë testuar 259 persona

Infektologu jep lajmin: Shërohen nga coronavirusi infermierja 62 vjeçare dhe 77 vjeçari nga Vitia

Infektologu jep lajmin: Shërohen nga coronavirusi infermierja 62 vjeçare dhe 77 vjeçari nga Vitia

Haziri: Nuk pres ndihmë nga qeveria

Haziri: Nuk pres ndihmë nga qeveria

Përfundon bllokada në Wuhan

Përfundon bllokada në Wuhan

Infektologu Valbon Krasniqi: Çdo rast me COVID-19 pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë

Infektologu Valbon Krasniqi: Çdo rast me COVID-19 pas datës 20 mars është për shkak të pakujdesisë sonë

Konjufca: Do ta dërgojmë presidentin në Gjykatën Kushtetuese

Konjufca: Do ta dërgojmë presidentin në Gjykatën Kushtetuese

Lushtaku: Qeveria po e injoron Malishevën në përballjen me koronavirus

Lushtaku: Qeveria po e injoron Malishevën në përballjen me koronavirus

Hamza: Reagimi i Qeverisë për situatën në veri erdhi dy ditë me vonesë

Hamza: Reagimi i Qeverisë për situatën në veri erdhi dy ditë me vonesë

Stoltenberg telefonon Pendarovskin, ofron ndihmën e NATO-s ndaj Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19

Stoltenberg telefonon Pendarovskin, ofron ndihmën e NATO-s ndaj Maqedonisë së Veriut kundër COVID-19

Të rritet bashkëpunimi tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Të rritet bashkëpunimi tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kurti njofton për shkarkimin e zv.kryeshefit të KRU “Prishtina”

Kurti njofton për shkarkimin e zv.kryeshefit të KRU “Prishtina”

Sigurohen 27,500 kg miell për të gjitha familjet në asistencë sociale në Drenas

Sigurohen 27,500 kg miell për të gjitha familjet në asistencë sociale në Drenas

PDK-ja mbledh nënshkrimet, më 14 prill seancë për Pako të re Emergjente

PDK-ja mbledh nënshkrimet, më 14 prill seancë për Pako të re Emergjente

Mësoni nga cila lagje është i infektuari i fundit nga Gjilani

Mësoni nga cila lagje është i infektuari i fundit nga Gjilani

KFOR-i amerikan dhuron pajisje mbrojtëse për QKMF-në në Mitrovicë

KFOR-i amerikan dhuron pajisje mbrojtëse për QKMF-në në Mitrovicë

65-vjeçari nga Ferizaj që vdiq nga koronavirusi ka punuar në Bondsteel

65-vjeçari nga Ferizaj që vdiq nga koronavirusi ka punuar në Bondsteel