Hoti: Mali i Zi e njohu Kosovën pa i demarkuar kufijtë, ja pse s’po e bënë të njëjtën Serbia

E publikuar: 29/11/2018 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se qëndrimi i Serbisë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës pa i definuar kufijtë është një kamuflim për të hyrë në negociata për shkëmbim të territoreve. Hoti thotë se Mali i Zi e kishte njohur Kosovën edhe pa e demarkuar kufirin.
“Deklarimi se Serbia nuk do ta njeh Kosovën pa e definuar kufirin qe i ndan dy shtetet nuk qëndron dhe eshte vetem kamuflim për te hyre ne negociata për shkëmbim territoresh. Mali i Zi na ka njohur pa e demarkuar kufirin, bazuar ne parimin e paprekshmërisë te kufijve siç kane ekzistuar deri me 1989”, ka shkruar Hoti, raporton Gazeta Express.

Sipas zyrtarit të LDK-së, temat që pretendohen të përfshihen në dialog janë tema të brendshme të Kosovës, dhe nuk kanë pse të hudhen në tavolinë për diskutim me Serbinë.

“Temat qe mendohet te përfshihen ne dialog prekin rregullimin kushtetues te Kosovës dhe nuk janë çështje qe bisedohen me vende fqinje. Pse duhet te bisedohet me Serbine per zhvillimin ekonomik te Kosovës apo për infrastrukturën? Çështjet qe lidhen me trashëgiminë kulturore e religjioze te serbeve ne Kosove, si dhe me arsimin e shëndetësinë ne komunat me shumice serbe, janë te rregulluara me Planin e Ahtisarit dhe janë pjese e ligjeve te Kosovës. Për me tepër, përfaqësuesit politik serb kane te drejte vetoje ne ndryshimet qe mund te ndodhin ne këto ligje”, ka përfunduar Hoti.