Hoti: LDK-ja i ka 27 vota për Demarkacionin, koalicioni t’i sigurojë edhe 62 tjera

E publikuar: 19/03/2018 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi”, ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook, duke reaguar pas një statusi të deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, për Demarkacionin, që u pa si votë kundër ratifikimit
Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, statusi i deputetit Kelmendi, që u pa si qëndrim kundër demarkacionit, është keqinterpretim i qëllimshëm.

“Keqinterpretimi i qellimshem qe disa medie po i bejne postimit te deputetit Ramiz Kelmendi eshte perpjekje e kote per zhvendosjen e vemendjes nga pamundesia e koalicionit qeverises per t’i siguruar te gjitha votat e shumices se brishte parlamentare”, ka shkruar Hoti.

Hoti tutje shton se pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar 62 vota, po shtyn që për t’u arsyetuar, sytë të kthehen kah votat e LDK-së e edhe të thuhet se kjo parti nuk i ka të gjithë deputetët pro demarkacionit.

Koalicionit qeverisës i takon t’i sigurojë 62 vota. Nuk mund të arsyetohen me refuzimin e deputetëve serbë, për shkak se me votat e tyre e mbajnë ne këmbë qeverinë e brishtë. /Express/