Hoti kërkon shkarkimin e Lekajt që bëri thirrje për largimin e ambasadorit zviceran

E publikuar: 29/03/2019 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, pasi që ky i fundit bëri thirrje për largimin e ambasadorit zviceran Jean-Hubert Lebet.

“Është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Ne paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më së legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit”.

“Vetëm shkarkimi i këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”.