Hoti: Kërkesa për pavarësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi popullor Rugova

02.12.2020 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti: Kërkesa për pavarësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi popullor Rugova

Kryeministri Avdullah Hoti ka qëndruar në Istog në ceremoninë e inaugurimit të shtatores dhe Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

Ai fjalën e tij e nisi duke thënë se i ka thënë kryetarit të Istogut Haki Rugova se do të jetë e pamundshme të zbatohen masat që i ka vendosur ministri i Shëndetësisë, meqë numri do të jetë i madh i qytetarëve që do të shkojnë për ta nderuar figurën e presidentit historik, njofton Klan Kosova.

“Kjo shtatore është shenjë e kujdesit dhe nderimit të përhershëm të qytetarëve për prijësin e vendit dhe ideatorin e Republikës së pavarur dhe të lirë të Kosovës. Istogu po kthen simbolikisht djalin që ia dha Kosovës. Ky qytet fatlum do të ketë edhe një shenjë më shumë në identitetin e tij të pasur – shtatoren e njeriut që priu në epokën më të lavdishme që identifikohet shteti i Kosovës”.

Hoti ka thënë se Rugova, një djalë i rritur pa babanë e rrëmbyer nga komunistët, do të kthehej në një simbol të Kosovës që formimin e tij intelektual e vuri në shërbim të shtetndërtimit të Kosovës, në një kohë të shpërbërjes së rrëmujshme të Jugosllavisë.

“Rugova në frymën e Bogdanit dhe pasuesve të tij e drejtoi Kosovën drejt Europës. Rugova e mori në dorë fatin e populli të Kosovës në një periudhë të rëndë. Kërkesa e kamotshme për mëvetësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi i saj Ibrahim Rugova”.

Me thënien e Rugovës, “Shtëpia pa miq nuk mbahet”, Hoti ka thënë se do të vazhdojë amanetin e tij për të mbajtur lidhjet miqësore me vendet aleate të Kosovës, veçanërisht me SHBA-në dhe se do të mundohet të arrijë synimet për anëtarësim të plotë në organizatat ndërkombëtare.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Hoti: Kërkesa për pavarësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi popullor Rugova

Hoti: Kërkesa për pavarësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi popullor Rugova

Zbulohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Istog

Shteti pritet t’i rimbursojë të gjithë ata persona që kanë më pak se 10 mijë euro në trust

​OAK takon Drejtorin e Doganës dhe adreson kërkesat e bizneseve

​Aliu: Sikur fituam Podujevën me mbi 50 për qind, do të fitojmë në tërë Kosovën

Zemaj për zgjedhjet në Podujevë: LDK nuk ka humbur

Hoxhaj: Pa luftën e drejtë të UÇK-së, s’do të intervenonte as NATO-ja

Besnik Bislimi: Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike nuk ka asnjë masë

PDK përsëritë qëndrimet: Ligji për Rimëkëmbje votohet vetëm me një kusht

​Shkollat mbyllen më 18 dhjetor, vazhdojnë masat e njëjta kufizuese

AUV: Shtatë kompani kanë deklaruar për përdorimin e vajit të palmës në produkte ushqimore

Shqipëria regjistron 12 viktima dhe mbi 500 raste me koronavirus

Kosovari që mori vaksinën antiCOVID tregon për efektet anësore që i përjetoi

Borrell: Është mirë që SHBA-të po ndihmojnë dialogun, por është BE-ja ajo që udhëheq këtë proces

Borrell: Është mirë që SHBA-të po ndihmojnë dialogun, por është BE-ja ajo që udhëheq këtë proces

AUV: Shtatë kompani kanë deklaruar për përdorimin e vajit të palmës në produkte ushqimore

AUV: Shtatë kompani kanë deklaruar për përdorimin e vajit të palmës në produkte ushqimore

Rrahmani-Zemajt: Shikimin e ke goxha të mirë, por nuk po të dalin rezultatet