Hoti: Kërcënimi nga COVID-19 nuk ka kaluar

E publikuar: 03/10/2020 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se sot kanë shumëfishuar numrin e testimeve për Covid-19, por edhe kanë ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave.

“Pas më shumë se 100 ditësh qeverisje, e përshëndes suksesin e vendit tonë, qytetarëve tanë, dhe veçanërisht mjekëve dhe infermierëve të cilët përballen çdo ditë me virusin #COVID19. I falënderoj partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen. Kjo tabelë dhe këto shifra nuk do të dukeshin kështu pa kontributin e secilit prej nesh. Sot e kemi shumëfishuar numrin e testimeve, kemi ulur drastikisht numrin e të infektuarve dhe të viktimave. Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe t’i respektojmë me përpikmëri masat për mbrojtje. Kërcënimi nga COVID-19 nuk ka kaluar”, ka thënë ai.