Hoti ka emëruar këshilltar Shpëtim Hajdarajn, djalin e ish – deputetit të vrarë të LDK-së

E publikuar: 17/06/2020 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ani pse kanë kaluar disa javë prej kur ka marrë detyrën e të parit të Qeverisë, kryeministri Avdullah Hoti ende nuk e ka kompletuar stafin me të cilin do të punojë.

Deri më tani është bërë e ditur se Ardita Dushi ka marrë detyrën e shefes së kabinetes dhe këshilltares politike.

Këshilltare Hoti e ka emëruar edhe Marigona Berishën, që gjatë kohës sa kishte qenë zëvendëskryeministër e kishte emëruar si përgjegjëse për media.

Në kabinetin e kryeministrit ndërkaq, është emëruar edhe Xhavit Beqiri, si këshilltar politik i Hotit.

Së fundmi ndërkaq, shefi i qeverisë në detyrë ka emëruar për këshilltar politik edhe djalin e ish’deputetit të vrarë të LDK’së, Smajl Hajdaraj, Shpëtim Hajdaraj.

Lajmin për emërimin e Hajdaraj në kabinetin e Hotit e kanë konfirmuar për Expressin në qeveri, derisa, i njëjti është parë në disa takime me Hotin.