Hoti jep detaje nga takimi me Lajçakun

E publikuar: 16/06/2020 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është i mirëpritur në Kosovë.

Pas takimit të zhvilluar mes vete, Hoti ka thënë se diskutuan rreth pritshmërive dhe qasjen që do ta ketë Qeveria karshi dialogut.

“Ai në Kosovë është i pritur i nderuar”.

“Kam pasur disa diskutime para vizitës së tij në Prishtinë. Edhe sot në takime informova për takimet dhe qasjen në dialog”.

“Një dialog që përfundimisht përmbyll mosmarrëveshjet dhe çon tek njohja reciproke dhe i hapë Kosovës përspektivë”.

“Kjo është e rëndësishme për gjithë rajonin dhe stabilitetin dhe komplet Bashkimin Europian”.

“Vendi ynë është brenda Bashkimit Europian”.

“Shfaqa gatishmërinë tonë. Jemi duke zhvilluar konsultime për të përfshirë të gjitha palët karshi këtij procesi”.

“Lajçak ka agjendë të ngjeshur në këto procese. por pres që në fund të vizitës së tij, të diskutojmë edhe njëherë për dialogun rreth asaj se si ta çojmë këtë process substancial drejt njohjes reciproke”, ka thënë Hoti.