Hoti: Jemi të vendosur të bëjmë opozitë deri në rrëzimin e këtij koalicioni të dëmshëm për vendin

E publikuar: 15/05/2019 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të thirrur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Hoti me këtë rast tha se kjo ishte një seancë e dështuar në mesin e shumë seancave tjera, transmeton KlanKosova.

“Sot ishte edhe një seancë e dështuar në mesin shumë seancave të dështuar.Në këtë seancë kishim 61 pika nga tetë seanca gjatë vitit 2019 që janë mbajtur.Këto kanë qenë pika nga gjithë sesioni vjeshtor i vitit 2018, dhe nga seancat e këtij viti ku asnjë nuk është mbyllur me votim të këtyre pikave”.

Shefi i deputetëve të LDK-së shtoi se Kuvendi i Kosovës është paralizuar plotësisht, sepse po kalojnë vetëm pikat e mbështetur nga opozita.

Poashtu Avdullah Hoti theksoi se Kalojnë edhe ato pika të seancave që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i dakordon.

“Kuvendi i Kosovës ka një kohë që është paralizuar plotësisht.Në kuvend kalojnë vetëm ato pika që i mbështet opozita.Ky Kuvend nuk ka shumicë parlamentare, pra kalojnë vetëm pikat e mbështetura nga opozita.Poashtu kalojnë edhe ato pika që Kadri Veseli arrijnë t’i dakordoj me PSD-në”.
Tutje numri një i Grupit Parlamentar të partisë më të madhe opozitare paraqiti edhe probleme të tjera të seancës së sotme, që sipas tij janë nepërkëmbje e dinjitetit të deputetit.

“Asnjë seancë e Kuvendit nuk filluar me kohë dhe as kjo e sotmja. Ne sillemi nepër korridore pas pasur informacione, dhe kjo është nepërkëmbje e dinjitetit të deputetit dhe institucionit më të lartë shtetëror siç është Kuvendi i Kosovës”.

Hoti për këtë gjendje në institucionin më të lartë të shtetit, përgjegjës e bëri, Kadri Veselin dhe Qeverinë e Kosovës, për mbajtjen peng të rendit demokratik.

“Kryetari i Kuvendit e quan vetën shef të PAN-it dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për kaosin e shkaktuar tash e sa kohë.U bënë një vit që kur kjo qeveri nuk e ka shumicën dhe po e mban peng rendin demokratik të funksionimit të institucioneve.

Në fund të konferencës u theksua se LDK është e vendosur për bërjen e opozitës deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

“Ne si LDK jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë gjendje të funksionimit dhe kemi treguar se kjo qeveri nuk mund të udhëheq me legjitimitet.Ne jemi të vendosur të bëjmë opozitë deri në rrëzimin e këtij koalcioni të dëmshëm për vendin.