Hoti: Jemi të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët. Situata është alarmante

E publikuar: 12/06/2020 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka komentuar tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me rastin e 15-vjetorit të themelimit të kësaj partie dhe 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Ai ka deklaruar se ka frikë që tubimi i sotëm i ka shkelur të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore

Kryeministri Hoti tha se situata në vend është e rëndë. Ai tutje shtoi se janë të detyruar t’i kthejnë masat që kanë qenë më herët.

“Situata është alarmante, ne jemi të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët. Duhet të kthehemi në shkollë por duhet të respektojmë udhëzimet e IKSHP-së. Gjendja është serioze, nëse nuk kemi kujdes nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ti kthejmë masat e mëparshme”, tha ai.