Hoti: Jemi në shqyrtim të masave të reja, do të konsultohemi me të gjithë

E publikuar: 28/07/2020 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë vizituar sot Spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas vizitës, Hoti theksoi se do t’i qëndrojnë afër Ministrisë së Mbrojtes por edhe FSK-së për ngritjen e kapaciteteve që ta pa përballojmë situatën në të cilën po kalojmë.

“Së bashku me ministrin Zemaj inspektuam Spitalin ushtarak për të parë kapacitet që FSK do ti vë në dispozicion të qendrës spitalore në rast se kemi nevojë ti përdorim edhe këto kapacitete.

Do ti qëndrojmë afër Ministrisë së Mbrojtjes për t’i ngrit kapacitet që të përballojmë situatën në të cilën po kalojmë. Duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që mund ti kemi në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hoti, transmeton Telegrafi.

I pyetur rreth masave të reja që pritet të merren në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19, kryeministri Hoti theksoi se janë në shqyrtim të listave të propozuara nga IKSHPK-ja.

“Jemi duke e shqyrtuar një masë të re të listave të propozuar nga IKSHPK, jemi në proces dhe pas kësaj ngjarje do të kemi një konsultim me kabinetin qeveritar. Do të bëjmë gjitha konsultimet e nevojshme, me partnerët e koalicionit por edhe me akterët tjerë me shoqatën e gastronomeve, për marrë vendime të duhura në luftimin e kësaj pandemie”, u shpreh Hoti.

Kryeministri shtoi se fjalën e fundit për këtë e japin profesionistët shëndetësorë.