Hoti ia lë fajin Albin Kurtit për zgjedhjet në veri

E publikuar: 23/06/2020 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar qeverinë Kurti për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që u lejuan në veri të vendit por jo edhe në Kosovë.

Hoti ka thënë se kërkesa për zgjedhjet në veriun e Kosovës është bërë kur ka qenë në pushtet qeveria Kurti dhe ata as nuk e kanë refuzuar dhe as nuk e kanë pranuar këtë kërkesë.

“Zgjedhjet në Serbi Organizohen në Kosovë nga OSBE-ja ata kanë kërkuar të kenë 140 pika grumbulluese. Nuk janë leju. Unë kam leju të njëjtët aranzhime që ka pas Kosova nën menaxhimin e BE-s. Më lejoni të jem shume i drejtpërdrejtë. Kërkesa ka qenë në qeverinë paraprake as nuk është miratuar dhe as nuk është refuzuar kjo është e vërteta”, ka thënë Hoti./Gazeta inFokus/