Hoti: I tronditur me humbjen e dy djemve të familjes Arifaj

E publikuar: 16/10/2020 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në varrezat e fshatit Ratishë të Deçanit sot u varrosën dy vëllezërit Arifaj të cilët humbën jetë pasi u goditën nga treni në Bruckberg të Gjermanisë.

Për vdekjen e dy fëmijëve të familjes Arifaj, ka shkruar i pari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai shkruan se “I tronditur me humbjen e dy djemve të familjes Arifaj, Hasanit e Blerianit”. Ndërsa ka treguar edhe se në varrimin e tij ishte zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri.

“Zv.Kryeministri i Parë, z.Besnik Tahiri, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot ka ngushëlluar familjen Arifaj. Ndaj dhimbjen me prindërit e Hasanit e Blerianit, dhe me të gjithë familjarët e tyre. I përjetshëm kujtimi për ta. U prehshin në paqe”, ka shkruar Hoti.