Hoti i reagon Vuçiqit: S’ka marrëveshje pa njohje reciproke

E publikuar: 19/12/2020 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu është përgjigjiur deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili tha se derisa të jetë president, Serbia s’do e njoh pavarësinë e Kosovës.
Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa njohje të ndërsjellë, shkruan lajmi.net.Kryeministri ka shkruar se Kosova mbetet e përkushtuar që të mbyllen çështjet e hapura përmes dialogut dhe se Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.Ai është shprehur se deklaratat e tilla si ajo e Vuçiqit nuk i kontribuojnë dialogut.“Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.”, ka shkruar Hoti.Postimi i plotë: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciprokeKosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.