Hoti e pyet Haradinajn: Pse nuk e morët vetë në dorë dialogun?

E publikuar: 07/09/2019 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka pyetur kandidatin për kryeministër nga radhët e koalicionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Ramush Haradinajn, se pse nuk e ka marrë vetë në dorë dialogun kur e ka ditur që bisedimet për copëtim të Kosovës kishin filluar

“”Haradinaj: Kur e mora postin veç kishin filluar punimet për copëtimin e Kosovës”.

Atehere, pse tentuat të bartni udhëheqjen dialogun tek Presidenti me rezolutën e prillit 2018? Pse nuk e morët vetë në dorë dialogun?” shkroi Hoti në Facebook.

Ramush Haradinaj, sot edhe u zyrtarizua si kandidat për kryeministër nga koalicion AAK-PSD.

Avdullah Hoti ka qenë kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017, e më pas ka shërbyer si shef i grupit parlamentar të kësaj partie.