Hoti: Dialogu po zhvillohet në koordinim të plotë me SHBA’në

E publikuar: 24/07/2020 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se dialogu po zhvillohet në Bruksel në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky proces i dialogut po zhvillohet në koordinim të plotë me SHBA’në. Nëse do detaje të tjera unë vi në Grupin e juaj Parlamentar”, ju përgjigj Hoti, Memli Krasniqit të PDK’së i cili tha se nuk i besojnë një dialogu pa prezencën e SHBA’së.
“Çfarë raporti ke me Amerikën se na kanë lënë vetë. Ku janë amerikanët që s’po i shohim. Një kryeministër që se ka mbështetjen e koalicionit e le më të opozitës plus pa përkrahjen e SHBA’së”, tha Krasniqi.

Komentet u bënë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku kryeministri Avdullah Hoti po reaporton lidhur me dialogun me Serbinë./Express/