Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

11.09.2020 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar,transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se “bëmë nderimet e zakonshme për të nderuar të rënët dhe heronjtë që u dolën në ndihmë atë ditë të gjithë të rënëve në atë sulm terrorist, para 19 vjetëve, sulm i cili nuk ishte vetëm ndaj popullit amerikan, por ishte edhe ndaj popullit të Kosovës dhe ndaj gjithë botës demokratike”.

“Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës. Ne sot bashkëndjejmë me familjet e këtyre të rënëve dhe ashtu siç e tha ambasadori, ajo ditë ka hapur një kapitull të ri të botës së civilizuar, të botës demokratike për të qëndruar së bashku dhe për t’i bërë ballë çdo sulmi që mund të vijë, për të dalë më të fortë nga çfarëdo sulmi që i vjen botës demokratike”, tha kryeministri Hoti.

Më tej, kryeministri Hoti tha se populli i Kosovës ndan vlerat e njëjta me popullin amerikan dhe ne sot kujtojmë të gjitha viktimat e sulmit të 11 shtatorit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Pesë të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orësh në Kosovë

Pesë të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orësh në Kosovë

50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

​Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj

​Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet në vend

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet në vend

Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi

Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi

Meral Sadriu-Vokshi emërohet drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Gjilan

Meral Sadriu-Vokshi emërohet drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Gjilan

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë menjëherë Policinë

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë menjëherë Policinë

​Punëtorët teknikë në spitale paralajmërojnë bojkotim të punës

​Punëtorët teknikë në spitale paralajmërojnë bojkotim të punës

Suspendohet nga puna mësimdhënësi që sulmoi gruan e tij në Mitrovicë

Suspendohet nga puna mësimdhënësi që sulmoi gruan e tij në Mitrovicë

​Thaçi: Ligës e Basketbollit Shqipëri-Kosovë, një ëndërr shumëvjeçare

​Thaçi: Ligës e Basketbollit Shqipëri-Kosovë, një ëndërr shumëvjeçare

Kurti: Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani

Kurti: Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani

Opozita maqedonase nis protestat kundër qeverisë së re

Opozita maqedonase nis protestat kundër qeverisë së re

Mësimi nis më 14 shtator, ndahet në dy faza

Mësimi nis më 14 shtator, ndahet në dy faza

Gruaja godet burrin e vet me një enë kuzhine

Gruaja godet burrin e vet me një enë kuzhine