Hoti: Agjendën shtetërore e çojmë përpara vetëm me konsensus

E publikuar: 25/04/2018 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në tryezën e organizuar nga partia e tij.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se ky dialog i ka munguar spektrit politik të Kosovës.

“Kjo formë e dialogut të brendshëm na ka munguar si spektër politik i Kosovës. Agjendën shtetërore e çojmë përpara vetëm me konsensus. Dhe LDK është e gatshme të luajë rolin e vetë në ndërtimin e këtij konsensusi”, ka shkruar Hoti në Facebook./koha.net/