Hoti: Agjenda e dialogut është plotësisht e koordinuar në mes të BE’së dhe SHBA’së

E publikuar: 18/06/2020 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka thënë agjenda e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, është plotësisht e koordinuar në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Grenell e sqaroi shumë mirë, agjendë e dialogut është plotësisht e koordinuar në mes të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Hoti.

Tutje, ai tha se agjendën ekonomike dhe atë politike do t’i shtyjë përpara së bashku me BE’në dhe SHBA’në.

“Për neve partneret e BE’së dhe SHBA’së janë kyç. Ne duhet ta shtyjmë përpara një agjendë ekonomike e mbështetur nga SHBA’ja dhe përmes BE’së të shtyhet përpara procesi politik i dialogut”, thotë Hoti.

Në fund, Hoti kujtoi edhe Samitin e Parisit që do të ndodhë në mes të korrikut, raporton Gazeta Express.

“Në Uashington do të sqarohen shumë gjëra, e pas Uashingtonit do të ndodhë Samiti i Parisit që do të ndodhë kah mesi i korrikut”, shtoi Hoti.