Hoteli i parë si burg, ja çfarë ofrohet

E publikuar: 18/08/2017 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me dhomat e saj të ngushta, hekurat e dhomave dhe shtretërit e marinës, hoteli i parë si burg në Bangkok, premton pamjen dhe ndjenjën e një burgu të vërtetë në kryeqytetin Thai.

Çdo vizitorë për të qëndruar në këtë hotel u ofrohen pizhame me vija për vetëm 21 $ pasi është rregulli kyç për të filluar “ jetën” e një të burgosuri.

Ideja e hapjes së këtij hoteli vjen nga dashuria e përbashkët në filmin e vitit 1994 të titulluar “Redemption Shawshank”, me Morgan Freeman dhe Tim Robbins.

Picture taken August 2, 2017. (REUTERS Photo)

Hoteli është i dizejnuar me dyer dhe dritare të zeza dhe dy dhoma të cilat të krijojnë ndjenjën e të qënit në izolim.

Për turistët që vuajnë nga ndjenja e klaustrofobisë, dhomat kanë edhe një ballkon të vogël për të marrë ajër.

Pushuesit përjetojnë momente të paharrueshme duke kuptuar izolimin megjithëse stafi që punon në hotel është tepër miqësor dhe i dashur.