Hoteli gjigant në Korenë Veriore ndriçohet me mesazhe propagandistike, megjithëse brenda nuk ka rrymë (Foto)

E publikuar: 01/01/2019 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fasada e Hotel Ryugyong që ndodhet në Penian të Koresë së Veriut, ndriçohet për çdo natë me mesazhe propagandistike, megjithëse brenda nuk ka sistem të energjisë elektrike.

Ky hotel gjigant me 105 kate – njëherësh objekti më i madh në botë, që është i pashfrytëzuar – për një kohë të gjatë, ka qenë një njollë në horizontin e kryeqytetit korean, transmeton Telegrafi.

Të huajt e konsiderojnë si epitomë të dështimit, teksa vendasit e përmendin shumë rrallë. Deri më tani, kur dizajneri i dritave Kim Yong Il, e bëri sërish bisedë mes banorëve.

Për disa orë të mbrëmjes, ndërtesa që nuk ka rrymë brenda, bëhet sfond i shfaqjes enorme me mbi 100 mijë drita LED, që formojnë statuja dhe monumente, simbolin e partisë udhëheqëse dhe slogane politike, ndërsa anash lëshohen nganjëherë edhe fishekzjarrë.

Zyrtarisht, hoteli Ryugyong është ende i papërfunduar, ndërsa nuk dihet data kur, apo nëse do të pranojë mysafirin e parë. Shtrohet pyetja, nëse ndërtesa nga betoni dhe xhami, ka kapacitet të mbajë brenda mysafirë. /Telegrafi/