“Hotel me pesë yje në qiell”: Brenda aeroplanit komercial më luksoz në botë (Foto)

E publikuar: 28/09/2017 02:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroplani komercial më luksoz në botë, më në fund është ngritur në qiell.

Crystal Skye – ka arritur ta shndërroi aeroplanin Boeing 777-200LR që mund të akomodojë vetëm 88 pasagjerë, në një hotel luksoz në qiell, brenda të cilit nuk mungon pothuajse asgjë, transmeton Telegrafi.

Aviokompani amerikane Crystal Cruises ka arritur të kryej me sukses punimet brenda këtij aeroplani, kurse bileta për një udhëtim 14 ditor me këtë aeroplan luksoz kushton hiq më pak se 50 mijë dollarë.

Brenda këtij aeroplani është ndërtuar kuzhina gjigante në të cilën përgatitin ushqim prej kuzhinierëve më të njohur, ndërsa për servimin e specialiteteve kujdesen kamerierët me përvojë.

Ndërsa karriget e aeroplanit të dedikuar për 88 pasagjerë, kanë arritur t’i shndërrojnë në shtretër komod, në të cilët pasagjerët mund të pushojnë derisa të arrijnë në destinacion.

Por, nuk mungojnë tualetet me xhakuzi dhe kremra të ndryshme të bukurisë nga kompania italiane Etro.

Kur flasim për luks, ky aeroplan nuk do të kishte kurrfarë kuptimi nëse brenda tij nuk do të kishte shishe me verëra të shtrenjta, por edhe Ëi-Fi dhe dëgjuese të markës së njohur Bose. /Telegrafi/