Hoqi dorë nga masturbimi, ja çfarë thotë se i ndodhi më pas

E publikuar: 06/09/2018 04:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai është një nga 200,000 burrat të cilët iu bashkuan komunitetit online “NoFap”, anëtarët e së cilit betohen se nuk do të vetë-kënaqen (nuk do të masturbojnë).

Anëtarët e komunitetit Reddit nuk shikojnë pornografi dhe nuk masturbojnë për periudha të ndryshme të kohës, transmeton Gazeta Express.

Disa e kanë parë këtë si një test të shpejtë për të përmirësuar vetë-kontrollin, përderisa të tjerët e kanë parë këtë si një përpjekje për ta trajtuar varësinë ndaj pornos, varësi kjo që kishte ndikuar që ata të mos nxiteshin nga seksi në jetën e vërtetë.

Në një postim, përdoruesi me emrin Brohit shkroi se hoqi dorë nga masturbimi dy vite e gjysmë më parë, dhe pa se mendja e tij ishte bërë më e pastër dhe se ishte “në paqe me veten më shpesh”.

Ai tha se fitoi “superfuqi”, duke përfshirë një rritje të vetëbesimit, fokus më të mirë dhe rritje të energjisë.