“Home Alone” po rikthehet në version të ri

E publikuar: 07/08/2019 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fëmijët e 90-ave do ‘bërtasin’.

Komedia “Home Alone” po rikthehet në version të ri falë Disney, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.
Kreu i Disney, Bob Iger njoftoi se në mesin e projekteve që do të kthehen në versione të reja në kompaninë Disney është edhe “Home Alone”.

Sipas “Comicbook.com”, “Home Alone” që u dha premierë në vitin 1990 me Kevin McCallister personazhin që u harrua nga familja kur shkuan për pushime të Krishtlindjes, do të rikthehet sërish.

Ky version si dhe tre versionet e tjera rezultuan shumë të suksesshme në teatro dhe televizion.

Iger tha se ky film do të ripërpunohet në një version tjetër për gjeneratat tjera, e përveç tij edhe “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”.