Homazhet me fotografi për të rënët e Kumanovës (FOTO)

E publikuar: 26/05/2015 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Salla “ 1 Tetori” është stërmbushur me njerëz nga të gjitha trojet shqiptare të cilët kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit tetë të vrarëve në Kumanovë.

Arkivolet e tetë të vrarëve janë mbuluar me flamuj kombëtar ndërsa po nderohen nga persona të veshur me uniformat e UÇK-së.

Dhembja dhe pikëllimi shihet në fytyrat e familjarëve të cilët nuk mund të përmbahen nga lotët teksa bëhen homazhet para djemve të tyre.

Homazhe kanë bërë edhe deputetë nga AAK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së që e kanë organizuar ceremoninë e varrimit në Varrezat e dëshmorëve në Prishtinë nuk kanë harruar që pranë tetë arkivoleve të vendosin edhe nga një tavolinë të zbrazët të mbuluar me lule për Beg Rizajn i vrarë në Kumanovë dhe i varrosur në Gllogjan dhe Nusret Kaloshin I cili është varrosur në vendlindjen e tij në Kumanovë.

Sot në Prishtinë do të varrosen shokët e Begut dhe Nusretit në Varrezat e dëshmorëve.

Ata janë: Xhafer Zymberaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Ka strioti, Arben Rexhaj, Hysen Rushiti dhe Fatlum Vishesella.

Të gjithë këta u vranë në Kumanovë më 9 dhe 10 maj./KosovaPress/

Image
Image
Image
Image
Image
Image