Hollande paralajmëron: Boko Haram mbetet një kërcënim serioz

E publikuar: 15/05/2016 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Grupi terrorist Boko Haram mbetet një kërcënim serioz”, ka deklaruar presidenti francez Francois Hollande në prag të samitit që zhvillohet në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Hollande ka folur pas takimit me homologun e tij nigerian Muhammadu Buhari, duke thënë se rreziku mbetet pavarësisht epërsisë “befasuese” të forcave qeveritare kundër grupit të militantëve.

Liderët e shumë vendeve janë mbledhur në Nigeri për të diskutuar se si të bashkojnë forcat kundër fraksionit islamik, rebelimi 7-vjeçar i të cilit u ka marrë jetën rreth 20 mijë personave dhe zhvendosjes e rreth 2 milionë të tjerëve.

Anëtarët e Boko Haram kanë goditur shënjestra civile në një kohë kur ushtria nigeriane po mundohet të rekuperojë territorin e humbur. Gjithashtu, grupi ka vendosur lidhje me Shtetin Islamik.

Presidenti Buhari po pret mes të tjerësh në këtë samit homologë nga vende si Kameruni, Çadi, Nigeri dhe vende të tjera afrikane, si dhe sekretarin e Jashtëm britanik Philip Hammond dhe nënsekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.