Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Por fjalën e fundit e thotë BE

16.04.2019 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Por fjalën e fundit e thotë BE

Parlamenti Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar shqiptar në këtë vend.

Ky votim i hap rrugën qeverisë së Holandës për t’ju drejtuar Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë kërkesë në rikthimin e vizave e ka Bashkimi Europian.

Ishin 5 parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë që e ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

Kërkesa e tyre kishte këtë përmbajtje:
Pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë, këto organizata kriminale keqpërdorin mundësia për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojë më tej rrjetin e kontrabandës, duke vënë në dukje se pezullimi i vizave për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave.

Në kërkesën drejtuar Parlamentit partitë holandeze e cilësuan atë si pezullim emergjence vizash pasi shumë shqiptarë që mbërrijnë në Holandë si turistë përfshihen atje në trafikun e drogërave të rënda dhe klandestinëve drejt Anglisë.

Ministri i Jashtëm holandez që vjen nga Partia VVD, dhe Ministri Grapperhaus, që ishte në Shqipëri dhe vjen nga Partia CDA janë shprehur kundër këtij propozimi.

Pozicioni Qeverisë së Holandës për këtë çështje ka qenë jo në favor të rikthimit të vizave, me argumentin se thjesht kërkohet një bashkëpunim më i mirë dhe një shkëmbim informacioni akoma më i thelluar me autoritetet shqiptare.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok i tha Parlamentit se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Por fjalën e fundit e thotë BE

Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Por fjalën e fundit e thotë BE

17 vjet burgim për të akuzuarin për shtytje në vrasje të rëndë

17 vjet burgim për të akuzuarin për shtytje në vrasje të rëndë

Krimet e dhunës seksuale në Kosovë mbesin jashtë raportit të OKB-së

Krimet e dhunës seksuale në Kosovë mbesin jashtë raportit të OKB-së

Gent Cakaj e shkarkon Pacollin, por jo edhe Blerim Devollin

Gent Cakaj e shkarkon Pacollin, por jo edhe Blerim Devollin

77 zyrtarë publikë nuk e deklaruan pasurinë e tyre

77 zyrtarë publikë nuk e deklaruan pasurinë e tyre

Azizi: Prioritet u kemi dhënë lëndëve të vjetra dhe atyre të korrupsionit

Azizi: Prioritet u kemi dhënë lëndëve të vjetra dhe atyre të korrupsionit

OAK kërkon sqarime shtesë për pajisjen e bizneseve me Numrin Unik Identifikues nga ARBK

OAK kërkon sqarime shtesë për pajisjen e bizneseve me Numrin Unik Identifikues nga ARBK

Policia e Kosovës zbaton planin operativ “Identifikimi i fëmijëve si viktima të mundshme të trafikimit me njerëz”

Policia e Kosovës zbaton planin operativ “Identifikimi i fëmijëve si viktima të mundshme të trafikimit me njerëz”

Hoxha: Rastet e shënjestruara ndër treguesit thelbësor për sundimin e ligjit

Hoxha: Rastet e shënjestruara ndër treguesit thelbësor për sundimin e ligjit

Gashi: Investimet në Kaçanik për vitin 2019 e kalojnë vlerën e 1 milionë eurove

Gashi: Investimet në Kaçanik për vitin 2019 e kalojnë vlerën e 1 milionë eurove

Reka: Është koha që Maqedonia e Veriut ta zgjedhë një president shqiptar

Reka: Është koha që Maqedonia e Veriut ta zgjedhë një president shqiptar

Arrestohet një person i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

Arrestohet një person i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

Komuna, MI-ja e “Trafiku Urban” pa marrëveshje, s’ka autobus për Aeroport

Komuna, MI-ja e “Trafiku Urban” pa marrëveshje, s’ka autobus për Aeroport

BIK publikon vaktinë e Ramazanit për territorin e Kosovës

BIK publikon vaktinë e Ramazanit për territorin e Kosovës

Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Arrestohet grupi i grabitësve në Ferizaj

Binjakëzohen shtatë shkolla të Gjilanit me shtatë shkolla të Bursës së Turqisë

Binjakëzohen shtatë shkolla të Gjilanit me shtatë shkolla të Bursës së Turqisë