Holanda vendos për Gjykatën Speciale, vendimi hyn në fuqi më 1 janar

E publikuar: 01/12/2016 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbretëria e Holandës e ka ratifikuar marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Lajmi është bërë i ditur në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku thuhet se ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017.

Në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, shkruan se kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të viti të ardhshëm.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se deri në hyrje në fuqi të kësaj marrëveshje Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir, e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës mirëpresin ratifikimin e Marrëveshjes për Shtetin Nikoqir nga Mbretëria e Holandës mes Kosovës dhe Holandës. Kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës për të kryer procedurat në Holandë dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2017. Deri në hyrjen në fuqi, Dhomat e Specializuara do të vazhdojnë funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir,e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës përgatitore në lidhje me procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftimin e  Gjykatës Speciale. /Telegrafi/