Holanda tregohet e fortë për Gjermaninë, e mposht thellë në Ligën e Kombeve

E publikuar: 14/10/2018 03:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Holandës ka fituar me rezultat 3-0 ndeshjen e tyre ndaj kombëtares gjermane.

Tulipanët e kanë fituar ndeshjen e dytë të Grupit 1 në Ligën A të Ligës së Kombeve ndaj Panzerëve.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja kombëtaret që krijuan shumë, por vetëm Holanda arriti ta tund rrjetën.

Gjermania rrezikoi e para në minutën e 18-të me anë të Thomas Muller, por goditja e tij u prit nga Jasper Cillessen.

Holanda ishte e pafat pasi Ryan Babel goditi shtyllën në minutën e 30-të, por nga topi i kthyer ishte Virgil Van Dijk, i cili shënoi për 1-0 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, Gjermania ishte më e mirë dhe e kërkoi me ngulm golin e barazimit, por Holanda u tregua më e zgjuar duke arritur t’i konkretizojë rastet.

Pas disa rasteve të krijuara nga Gjermania, Holanda doli në një kundërsulm të shpejt duke arritur të shënojë me anë të Memphis Depay (87′) për 2-0.

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i tretë për holandezët, të cilët shënuan me anë të Gerogino Wijnaldum, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Holanda e sheh veten në pozitën e dytë me tri pikë, ndërsa Gjermania e fundit pas asnjë pikë. /Telegrafi/