Holanda arrin kualifikimin me rikthim spektakolar ndaj Gjermanisë

E publikuar: 19/11/2018 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Holanda ka arritur ta barazojë rezultatin në 2-2 përkundër disavantazhit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Rivaliteti i madh i dy kombëtareve ndër histori u shpalos edhe sonte.

Gjermania ishte dominuese dhe shënoi në pjesën e parë dy golat.

Werner pas 9 minutash lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e gjermanëve.

Leroy Sane në minutën e 20-të realizoi golin e dytë.

Holanda bëri përpjekje të kthehet në takim dhe këtë ja doli të bënte, duke shënuar dy gola.

Në minutën e 85-të Promes dhe në fund Van Dijk (90+1′) realizuan dy gola për 2-2.

Me 7 pikë po aq sa Franca por me bilanc më të mirë direkt është Holanda që kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.  /Telegtrafi/