Hoffenheim i pamposhtur edhe ndaj Dortmundit

E publikuar: 16/12/2016 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Borussia e Dortmund pësoi një tjetër ndalesë në Bundesligë pasi barazoi 2-2 me Hoffenheim në transfertë, me vendasit që treguan se jo rastësisht gjenden në zonën Champione. Verdhezinjtë e Tuchel vuajtën gabimet në pjesën e parë, ku jo vetëm u ndëshkuan që në minutën e 2-të nga goli i Utuh, por gjithashtu ëeidenfeller gaboi dhe në rastin e realizimit të ëagnerit kur nuk mbajti dot topin në kontroll.

Dortmund megjithatë kishte mundur të barazonte ndeshjen më parë me Gëtzen në të 11-tën, por një tjetër disavantazh duket se ndikoi dhe negativisht te verdhezinjtë që humbën dhe nervat, aq sa Reus la të tijtë me 10 vetë në fundin e pjesës së parë pasi mori dhe kartonin e dytë të verdhë. Fillimi i pjesës së dytë pavarësisht se në inferioritet numerik ishte shumë e mirë për Dortmundin që pas 3 minutash arriti të barazojë sfidën me Aubameyang.

Gjithsesi deri në fund pavarësisht përpjekjeve formacioni i Tuchel nuk arriti të marrë dot fitoren duke ndarë nga një pikë, që ngjit për momentin ekipin e Hoffenheimit në vendin e 3-të në renditje.