Norbert Hofer: Kosova është Serbi

E publikuar: 30/05/2016 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova është pjesë e Serbisë, ka thënë nënkryetari i Partisë së Lirisë në Austri, Norbert Hofer, i cili ka humbur rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundrejt kandidatit të pavarur, Aleksander van der Belen.

“Veprimet e njëanshme, sa i përket statusit të krahinës serbe, e komplikojnë procesin e pajtimit dhe dialogun e vërtetë. Rrjedhimisht, ato pengojnë një jetë të qetë dhe të begattë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Hofer për gazetën beogradase Kurir.

Hofer po ashtu ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990, konfirmon legjitimitetin e Republikës Sërpska.

Hofer, ekstremist i djathtë, ka humbur me një diferencë të vogël votash balotazhin presidencial më 22 maj.

Ai ka kundërshtuar fuqishëm migracionin dhe multikulturalizmin.

Zyrtarë evropianë kanë thënë se “Evropa frymon lirshëm” pas humbjes së tij./rel/