Hodhi në oqean topin me një porosi, duke shpresuar se do të gjej  mashkullin e ëndrrave – 6 vite më vonë morri një përgjigje që ia shuajti shpresat (Foto)

E publikuar: 23/11/2017 02:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hayley Robins nga Ashlandi i Shteteve të Bashkuara, gjashtë vite më parë kishte hedhur në oqean një top bejsbolli me një porosi të shkruar, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të arrij të gjej mashkullin e ëndrrave.

Dhe së fundmi ajo ka pranuar një mesazh të cilin e kishte pritur për plot gjashtë vite. Në profilin e saj në Twitter, Hayley kishte shkruar se gjashtë vite më parë në topin e hedhur në oqean kishte shkruar emrin e saj dhe një porosi: “për meshkujt e ëmbël që e gjejnë që t’i lajmërohen”, transmeton Telegrafi.

Dhjetë ditë më parë ajo ka pranuar një mesazh në telefonin e saj mobil.

“Dëshiroj të jem super-heroi yt, shpresoj t’ia qëllosh si e kam emrin”, thuhej në mesazhin që ajo e kishte pranuar. Dhe kur e pyeti se kush ishte, përgjigja menjëherë pasoi: “Jam Adami dhe kam gjetur topin tënd në plazh”.

Por, Hayley mendonte se dikush po tallet me të, pasi që topin e kishte hedhur në ujë gjashtë vite më parë, dhe tashmë kishte harruar se dikush mund ta ketë gjetur.

Dhe edhe pse shpresonte se bëhej fjalë për “një të ri të ëmbël” që kishte gjetur topin, ky konstatim i saj doli të jetë i gabuar.

Topin në fakt e kishte gjetur një vajzë e re, që më vonë i tregoi Hayleyt se quhet Ashley, por pasi disa ditëve u tregua e sinqertë dhe i tha se nuk quhet as ashtu, por Kelsy.

“Më fal, më ke zënë. Thjesht kam dashur të tallem pak duke u paraqitur si djaloshi Adam. Megjithatë, dëshiroj të bëhemi mikesha të mira”, i kishte shkruar Kelsy. Por, Haylay nuk dëshironte kurrfarë kontakti me personin që kishte gjetur topin e saj. /Telegrafi//