Hodhi laptopin me Bitcoin-ët që sot arrijnë vlerën e 85 milionë eurove (Foto)

E publikuar: 09/12/2017 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Hollwes nga Newporti i Walesit, ka hedhur në mbeturina një laptop ku kishte kursye valuta virtuale bitcoin, që tani arrijnë vlerën e 85 milionë eurove.

Inxhinieri i teknologjisë informative pretendon se në diskun e kompjuterit kishte 7,500 monedha virtuale, ndërsa mendonte se ato ndodheshin në ndonjë llogari në internet, transmeton Telegrafi.

Në kërkim të laptopit që e hodhi në mbeturina

“Laptopi ishte dëmtuar dhe e hodha në plehra. Më vonë kuptova se aty kishte tërë kursimet e kriptuara. Mendoja se janë të ruajtur në ndonjë aplikacion tjetër”, ka thënë Hollowe lidhur me rastin.

Organizata që merret me mbledhjen dhe përpunimin e mbeturinave, e ka të ndaluar futjen në deponinë ku bëhet grumbullimi i mbetjeve.

Megjithëse po insiston dhe mund t’i lejohet të kërkojë për kompjuterin, vështirë e ka ta gjejë në grumbullin me 350 mijë tonelatave. /Telegrafi/