I hodhi helm vjehrrës, kjo është nusja 19-vjeçare nga Durrësi (Foto)

E publikuar: 04/07/2017 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vajza në foton më sipër është nusja e cila tentoi të helmonte vjehrrën me helm. Ajo quhet Elda Tanushi, 19-vjeç dhe ka tentuar të helmojë vjehrrën Arjana Stafa.

Ajo ka shfaqur pendesë teksa i është komunikuar akuza e tentativës së vrasjes me paramendim.

Ajo ka kërkuar falje, por tashmë do të përballet me ligjin për veprën e kryer dhe për shkak të specifikës familjare të çështjes, dosja u ka kaluar për kompetencë Krimeve të Rënda në Tiranë.

“Ma nxiu jetën, prandaj doja ta helmoja. Që nga momenti që bashkëshorti u nis drejt Greqisë ku jetonte si emigrant, vjehrra ma bëri jetën skëterrë.

Për çdo gjë që ndodhte, fajin ma hidhte mua. Pse kështu, pse ashtu. Unë isha nuse e re dhe doja pak kohë të përshtatesha me njerëzit dhe me shtëpinë. Ajo ishte e paduruar. Kishim zënka nga më të ndryshmet.

Filloi të ankohej te burri im, djali i saj, duke e fryrë me gënjeshtra. Na fuste në sherr. Rri në telefon gjithë ditën i thoshte, nuk punon, nuk na dëgjon, bën sipas kokës së saj. Ndërkohë që asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë.

Arritëm në një pikë që nuk durohej më. Nisa ta urrej me gjithë shpirt, pasi u bë e padurueshme. Kishim në shtëpi një ilaç që e përdornim për insektet.

Ndërkohë që përgatita ushqimin, ia hodha në gotën e kosit. Ajo e piu dhe u sëmur. E transportuan në spital, ndërkohë unë u pendova për atë veprim”, mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera Elda Tanushi.