Hodhi gruan lakuriq nga dritarja e banjos, ja akuza për Fierakun

E publikuar: 04/12/2016 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” është akuza për 52-vjeçarin nga Fieri që hodhi gruan e tij nga dritarja e katit të katër të pallatit dje në Lagjen “Kryengritja e Fierit”.

Ja njoftimi zyrtar i Policisë vendore sot:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasin: Ferdinant Rukaj, 52 vjeç, banues në lagjen “Kryengritja e Fierit”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 03.12.2016, ora 15:45, dyshohet se ka hedhur nga dritarja e tualetit të banesës, e cila ndodhet në katin e katërt të pallatit ku jetonin, bashkëshorten e tij, shtetasen L.R, 43 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i’u refruan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier në ngarkim të shtetasit Ferdinant Rukaj, si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal”.

Share this: