HMD prezantoi telefonin më të lirë Nokia që mund të blini, Nokia 2

E publikuar: 01/11/2017 06:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HMD prezantoi ditën e sotme telefonin më të lirë Nokia që mund të blini, Nokia 2. Telefoni debutoi në Nju Delhi të Indisë.

Nokia 2 funksionon me Android e pastër 7.1 nga kutia dhe vjen me premtime HMD për përditësime mujore sigurie dhe një përditësim në Android 8.0 Oreo.

Pjesa e pasme e telefonit përbëhet nga alumin dhe polikarbon. Nokia 2 premton 2 ditë jetëgjatësi baterie dhe certifikim IP52.

Specifikat e Nokia 2

  • Sistemi Operativ: Android 7.1.1 Nougat
  • Ekrani: 5 inç 720×1280 LTPS LCD Corning Gorilla Glass
  • Procesori: Snapdragon 212 1.3 Ghz
  • RAM: 1GB LPPDR3
  • Memorja e brendshme: 8GB me kartë SD 128GB
  • Kamera e pasme: 8 megapiksel me autofokus dhe dritë LED
  • Kamera frontale: 5 megapiksel
  • Bateria: 4,100 mAh
  • Dimensionet: 143.5 x 71.3 x 9.30mm

Me një çmim prej 115 dollarësh, Nokia 2 është e disponueshme në tre kombinime ngjyrash: zezë, bardhë dhe bakër. Telefoni është i disponueshëm në dy variante, me një kartë SIM dhe dy karta SIM.

Specifikat modeste të telefonit premtojnë një Android të pastër. /PCWorld Albanian