HMD merr 100 milion dollarë investime për të prodhuar më shumë telefonë Nokia

E publikuar: 21/05/2018 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HMD Global, prodhuesi i njohur i telefonëve me markën Nokia, ka ngritur 100 milion dollarë investime në Azi për të zgjeruar biznesin e telefonëve.

Nokia nuk prodhon më telefonë por marka finlandeze ka licencuar biznesin tek HMD Global i cili prej dy vitesh zhvillon dhe prodhon telefonë Nokia.

HMD ka një licencë 10 vjeçare dhe në vitin e parë të saj prodhoi 6 telefonë inteligjentë dhe 5 telefonë të thjeshtë për tregun.

Kompania raportoi 70 milion telefonë Nokia të shitur. Në Shkurt solli edhe pesë telefonë të tjerë.

HMD Global ka raportuar 1.8 miliardë Euro të ardhura për 2017-ën por shënoi humbje prej 65 milion euro.

Kështu “Nokia” ka lënë pas HTC, Sony, Google, OnePlus dhe Lenovo në tre mujorin e katërt të 2017-ës.

Ky raport është i bazuar në parashikime. /PCWorld Albanian