Hitzfeld: Xhaka i denjë për të luajtur në çdo klub të madh

E publikuar: 26/02/2016 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-trajneri i Zvicrës dhe Bayern Munchen, Ottmar Hitzfeld, mendon se Granit Xhaka mund të luajë në çdo ekip me emër.

Sipas tij, Borussia Moenchengladbach do të mund të përfitonte shumë nëse vendos ta shesë Xhakën në fund të këtij sezoni.

“Xhaka vlen 50 milionë euro. Është një lojtar inteligjent që ka vizion për lojën. Gladbachu mund të fitoj shumë para nga shitja e tij në verë. Xhaka është një top-lojtar, i cili pa problem mund të luajë në çdo ekip të madh”, shprehet Hitzfeld.

Për shërbimet e tij interesohen klube me emer si: Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munchen, Napoli, Inter, Liverpool, Manchester City etj.