Historike, Tesla bëhet një kompani fitimprurëse

E publikuar: 25/10/2018 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tesla raportoi tre mujorin e tretë fitimprurës në 15 vite aktivitet. Prodhuesi i njohur i makinave elektrike shënoi fitime rekord prej 311.5 milion dollarë për tre mujorin e fundit që u mbyll më 30 Shtator ndërsa ritmi i prodhimit po shtohet.


Rezultati është një fitore e sigurtë e Elon Musk i cili u kishte premtuar investitorëve fitim këtë vit.

Tre mujori i fundit fitimprurës i Tesla ishte në 2016-ën.


Në një letër drejtuar investitorëve Musk e quajti raportin financiar Korrik-Shtator “historik.”

Ai shtoi se edhe tre mujori i katërt i vitit ka për të qenë fitimprurës. Pas lajmit aksionet e kompanisë u rritën me 10%.

Gjatë kësaj periudhe Tesla prodhoi 80,000 makina, 60% prej të cilave ishin Model 3S.

I gjithë ky prodhim i siguroi kompanisë 6.8 miliardë dollarë të ardhura. /CIO Albanian