Historike në Copa Amerika: Italia, Franca, Spanja dhe Portugalia pjesëmarrëse

E publikuar: 27/04/2017 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Conmebol” ka aprovuar reformën aq të pritur të Copa America. Edicioni i vitit 2019, në program për tu zhvilluar në Brazil, do të ketë 16 ekipe pjesëmarrëse: 10 skuadra amerikano-jugore.

E reja e bujshme është që 6 ekipet e tjera do të vijnë nga Europa, Amerika Qendrore dhe Azia. Në këtë kuadër, ftesa për pjesëmarrje do t’i drejtohet edhe Italisë, njëlloj si dhe përfaqësuesve të tjera si, Franca, Spanja dhe Portugalia, me mundësinë për të përfshirë edhe skuadra aziatike.

Sipas asaj që raporton ‘GloboEsporte’, edicioni i 2019 do të jetë i fundit sa i përket viteve të çrregullta. Brenda vitit 2020 do të zhvillohet një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që nga ai moment e tutje, ky kompeticion do të zhvillohet një herë çdo katër vite.

Zgjerimi i këtij turneu bëhet për arsye financiare, sikurse ndodhi ndryshimi në Kupën e Botës, që nga 32 ekipe, do të marrin pjesë 48.

Formula e re e Copa America parashikon në fakt një turne me 10 anëtarë nga Amerika Jugore: Brazil, Argjentinë, Uruguai, Paraguai, Kili, Perù, Bolivi, Kolombi, Ekuador dhe Venezuela. Gjashtë skuadrat e tjera do të vijnë nga Europa, Azia dhe Amerika Qendrore.

Është e mundshme edhe prezenca e ndonjë anëtari nga “Concacaf”, që kanë marrë pjesë historikisht në këtë kompeticion.